14:44 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shpërndanë fotot e Hitlerit, pezullohen 29 oficerë policie, në Gjermani

Njëzet e nëntë oficerë policie janë pezulluar në Gjermani për shpërndarjen e fotografive të Adolf Hitlerit në celularët e tyre, thanë zyrtarët në shtetin e Nordrhein-Westfalen (NRW)

Incidenti është i turpshëm për policinë gjermane dhe agjencitë e sigurisë, të cilët janë përballur me akuza se nuk kanë bërë sa duhet për të zbuluar nacionalistë potencialisht të dhunshëm në radhët e tyre.

“Ky është një turp për policinë e NRW,” tha Ministri i Brendshëm i NRW Herbert Reul, duke njoftuar një hetim kundër 29 oficerëve.

Disa nga të dyshuarit mund të akuzohen për përhapjen e propagandës naziste dhe gjuhës së urrejtjes dhe mund të shkarkohen nga policia. Të tjerët akuzohen se nuk raportuan kolegët e tyre.