75 Mall Live Search
16:34 / E Diele, 30 Gusht 2020 / C E

Shpërndarësit e internetit në Kosovë, aspak serioz

Rrjeti jo cilësor i shtrirë në Republikën e Kosovës ka ndikuar negativisht, sidomos në kompani që merren me Teknologji Informative por edhe te qytetarët.

Inxhinieri i teknologjisë dhe programeri, Hekuran Doli ka thënë se shpërndarësit e rrjetit në Kosovë nuk janë aspak serioz.

Sipas tij, ata më shumë janë orientuar  në shtrirjen e hapësirës sesa në rritjen e cilësisë.

Serioziteti i provajderave të internetit në Kosovë le për të dëshiruar. Tash e dy orë ka problem të internetit në njerin nga provajderat transit dhe fare s’ju bëhet vonë me e ndryshu rrugëtimin e trafikut. Mendoj se ende ka hapësirë në treg për një provajder i cili është i orientuar më teper në kualitet sesa në shtrirje”, ka shkruar Doli. /IndeksOnline/