75 Mall Live Search
14:18 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / MSH

Shpërndarja e librave shkollorë/ Autoriteti i Konkurrencës po monitoron procesin

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se është duke monitoruar me kujdes të veçantë zhvillimet në procesin e shpërndarjes së librave shkollorë, për t’i evituar shkeljet e mundshme të cilat bien ndesh me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.

Për çdo shkelje të ligjit, Autoriteti është zotuar se do të veprojë sipas detyrës zyrtare, në përputhje me nenin 37 këtij ligji për të siguruar që konkurrenca e lirë dhe e ndershme të mbrohet, si dhe që të gjitha ndërmarrjet të operojnë brenda kompetencave të tij.

“Autoriteti i Konkurrencës e bën të qartë se praktikat që shtrembërojnë konkurrencën janë të papranueshme (marrëveshjet e ndaluara dhe abuzimi me pozitën dominuese) dhe si te tilla do të trajtohen nga Komisioni i Konkurrencës” thuhet në njoftim.