17:54 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shpërndau nëpër lokal letrat e ndotura nga tualeti, vetëm pse nuk i shërbyen më alkool (Foto)

Kamerierët e një lokali nate në Newcastle të Anglisë, refuzuan t’i shërbejnë alkool një mysafires, e cila ishte dehur në masë të madhe.

Si hakmarrje ndaj tyre, ajo kishte mbushur duart me letrat higjienike nga tualeti dhe i shpërndau gjithandej, transmeton Telegrafi.

“Shumica përfunduan mbi banak dhe karrige, por kishte edhe në dysheme. Disa ishin fshehur pas shilteve, si befasi e keqe për dikë që do t’i gjente” ka thënë menaxheri.

Mysafirja te banaku, para se t’i refuzohet pija

Punonjësit kishin vënë doreza për t’i larguar dhe pastruar hapësirën. Por, nga frika se mund të përhapet ndonjë sëmundje, ata mbyllën lokalin dhe kërkuan pastrim profesional nga një kompani.

Rasti është nën hetime nga policia, që po bëjnë përpjekje të identifikojnë të dehurën, për të cilën dyshohet se kishte humbur kontrollin dhe nuk dinte çfarë bënte.