Shpërndau përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet një person në Suharekë

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi dyshohet të ketë shpërndarë materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Rasti ka ndodhur mesditën e djeshme në Suharekë, shkruan Indeksonline.
I dyshuari është arrestuar nga hetuesit policorë të Drejtorisë së krimeve kibernetike, teksa materialet i kishte shpërndarë në rrjete sociale.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.
Rasti është iniciuar si “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”./Indeksonline/