75 Mall Live Search
09:26 / E Premte, 13 Tetor 2023 / L K

Shpërndau video me përmbajtje të abuzimit seksual më fëmijë, arrestohet personi në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar pasi që kishte shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual më fëmijë në rrjete sociale.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.