12:07 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Shpërthehet bomba e Luftës së Dytë Boterore në Londër, dëmtohen makinat dhe shtëpitë

Shpërthimi i kontrolluar i një bombe gjermane të Luftës së Dytë Botërore ka shkaktuar panik dhe zemërim te banorët e Kingston në jugperëndim të Londrës.

Njerëz që qanin në rrugë dhe dëme të mëdha u panë në zonën pranë kraterit të hapur nga shpërthimi i bombës së vjetër që u shpërthye nga ekspertët e ushtrisë. Duket se nuk ishin bërë mirë llogaritjet për asgjësimin e bombës 250 kg për të cilën ishin evakuuar dhe 1500 banorë të zonës përreth.

Zakonisht bomba të tilla janë transportuar dhe janë asgjësuar në vende të posaçme nga ushtria, por kësaj radhe u vendos që mjeti shpërthyes të mbulohej me rërë për të ulur zhurmat. Por asgjë nuk ndodhi sipas parashikimit. Shpërthimi i kontrolluar u dëgjua rreth 10 km dhe shkaktoi dëme në dritaret e banesave dhe makinave në zonë. /IndeksOnline/