75 Mall Live Search
00:04 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shpërthejnë depot e armëve ruse në Siberi, disa persona të plagosur

Mijëra njerëz janë evakuar nga disa fshatra përrreth një baze ushtarake në Siberi, pas një serie shpërthimesh të municioneve.

Së paku 8 njerëz janë plagosur përfshirë këtu edhe personelin e shërbimeve afër qytetit Achinsk. Tre nga të lënduarit janë duke u trajtuar në spital, shkruan BBC- transmeton Indeksonline.

Raportohet se depot përmbajnë mijëra pjesë të artilerisë dhe se është shpallur gjendja emergjente në qytetin e Krasnoyarsk.

Rreth 3 mijë persona janë shpërngulur, megjithëse zyrtarët e qytetit të Achinsk i kanë thënë agjensisë së lajmeve Tass se më shumë se 11 mijë banorë janë përgatitur për tu evakuuar. Shkaku i shpërthimit deri më tani nuk po është mediat./Indeksonline/