Shpërthejnë kanalizimet pas shiut në Prishtinë, ekipet e mirëmbajtjes në terren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, kanë njoftuar se pas reshjeve të shiut, janë bllokuar pusetat e kanalizimit, ndërsa thonë se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren për të intervenuar.
Ky është postimi i plotë:
Pas reshjeve të dendura atmosferike, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza janë në terren duke i zhbllokuar pusetat e kanalizimit.
Rastet janë të shumta, por gatishmëria e tyre për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, e pashembullt!
Puna e tyre do të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes.

