Shpërthejnë të qeshurat në konferencën e trajnerit të Kosovës
Në konferencën për shtyp që mbajti trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka ndodhur diçka jo e zakonshme.
Në momentin që trajneri zviceran ka përfunduar fjalinë, një vajzë nga koridori ka qeshur me zë të lartë, duke shkaktuar më pas të qeshura edhe te gazetarët prezentë në konferencë.
“Nuk besoj që ishte diçka për të qeshur ajo çfarë thash” deklaroi Challandes. /Indeksonline/