75 Mall Live Search
13:54 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Shpërthejnë të qeshurat në Kuvend, përplasja e Veliut me deputetin e VV-së!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka pyetur ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, rreth aksionit të organeve të sigurisë në Karaçevë.

Ky i fundit dha detaje dhe shifra rreth aksionit. Ndër të tjera, Veliu përmendi se në këtë operacion të policisë dhe IPK-së u konfiskuan mbi 6 mijë euro.

Ndërsa, deputeti i LVV-së i parashtroi edhe një pyetje shtesë Veliut.

Hyseni e pyeti se “A mendoni se është dekonspiruar aksioni me fjalimin e Veliut në Kuvend, ditën kur ndodhi aksioni”.

Ndërsa, numri një i MPB-së ia ktheu në humor: “Nëse ju ka humb diçka, mund ta kërkoni”. /Indeksonline/