Shpërthejnë tifozët e Barcelonës ndaj Messit, e quajnë ”tradhtar”

Lojtari argjentinas, Lionel Messi, ka zemëruar përkrahësit e ish-klubit të tij, Barcelona, pasi ka pëlqyer postimin e Lautaro Martinez në Instagram.
Pas barazimit të trazuar 3-3 të Barcelonës me Interin, skuadra e Xavi është afër eliminimit nga Champions League.
Martinez, i cili luan me Messin për Argjentinën, ishte ndër golashënuesit për Interin.
Në Instagram, Martinez shkroi: ‘Zemër, Personalitet, Përulësi’ dhe ‘Forza Inter’.
Tifozët e Barcelonës qartazi nuk ishin të kënaqur që Messi i pëlqeu postimi. Ata menjëherë filluan komentet negative në drejtim të lojtarit.
Ata shkruan komente nga më të ndryshme si: tradhtar i paturpshëm, një tjetër dëshmi se Messi nuk i vjen keq për Barcelonën, një klub që e bëri atë që është sot dhe më vonë ai e theu klubin dhe iku, ai është një tradhtar kaq i paturp, xhuxhi hormonal na urren e shumë komente tjera negative.
Messi kaloi pjesën dërrmuese të karrierës së tij te Barcelona, duke shënuar 672 gola në 778 paraqitje.
Megjithatë, ai u largua për në PSG në vitin 2021. Kontrata e Messit me klubin francez skadon verën e ardhshme, gjë që ka nxitur sugjerime për një rikthim në Barcelonë./IndeksOnline/