Shpërthejnë tifozët e PSG-së, këndojnë në kor ”Messi bir k…” (VIDEO)

Tifozët e PSG-së kanë shpërthyer kundër futbollistit Lionel Messi.
Ata janë mbledhur në rrugët e Parisit, dhe në kor kanë këndaur “Messi bir k…”, dhe kërkojnë largimin e tij nga klubi, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi argjentinas të henën ka udhëtuar drejtë Arabisë Saudite pa lejen e klubit, dhe PSG-ja ka vendosur ta dënoj me dy javë përjashtim.
Po ashtu raportohet se klubi francez ka marrë vendim që Lionel Messi të largohet në fund të sezonit.
Nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e 35-vjeçarit, me Barcelonën e cila po shqyrton seriozisht rikthimin e tij në ”Camp Nou”./IndeksOnline/