23:41 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Shpërthen” Aguero, godet tifozin e Wiganit (Video)

Skuadra e Manchester Cityt është eliminuar nga Kupa FA, pasi u mposht me rezultat minimal 1 me 0 nga Wigan Athletic.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët vendas u futën në fushë duke festuar. Por, një nga ta filloi të bënte shaka me yllin argjentinas, Kun Aguero, shkruan IndeksOnline.

Aguero nuk ishte në humor të mirë shkak i kësaj disfate, dhe sigurisht që reagimi ishte “brutal”. Ai e goditi njërin nga tifozët pa iu trembur syri edhe pse ishte i rrethuar nga dhjetra tifozë të Wiganit.

Kjo nuk duket një situatë e mirë, dhe sigurisht se Aguero do të jetë në telashe, pasi tani pret dënimin nga Federata e Futbollit Anglez!?./IndeksOnline/