75 Mall Live Search
22:00 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / AR

Shpërthen Arjani Konomi, kapet keq me konkurrenten e “Për’puthen”

Duket se dramat në “Për’puthen” nuk do të ndalen me kaq.

Pas Anës dhe Mikelës, opinionisti i emisionit, Arjan Konomi, iu vërsul Efit, shkruan Indeksonline.

Kjo erdhi pas transmetimit të takimit mes Efit dhe Mevlanit, ku Efi i tha po me shaka “Ta fus ndonjë”.

Kjo fjalë e acaroi Arjanin dhe e kritikoi Efin duke e krahasuar me “alabake” që i bie e modës por e paedukatë.

Biseda:

Arjani: Ti Efi thua aty që je në një darkë romantike dhe thua ta fus ndonjë, çfarë është kjo?

Mevlani: Romantike është ajo pa merak.

Arjani: A ke ndopak feminitet?

Efi: Jojo nuk kam unë, po dëgjo pak. Po ia theksoja sepse Mevlani vetëm qeshte dhe unë i thoja mos qesh, thoshte më fal, fillonte prap dhe unë nuk u acarova, por ia shprehva.

Arjani: Po si ia thua atë?

Mevlani: Nuk është ndonjë gjë e madhe o Arjan, të gjithë i përdorim.

Arjan: Mos e bëj më, se nuk është e bukur. Shikojmë një vajzë të bukur, të hijshme, flet si alabake.

Efi: Kështu jam unë, nuk të pëlqeu ty? Arjan faleminderit për komentin, unë kjo jam, unë fjalën alabake nuk dua ta dëgjoj më.

Arjani: E thash si krahasim. Unë kur shikoj gjeste të tilla çohem direkt.

Efi: Po ai nuk iku, jam shumë në rregull me të. Ajo ishte me shaka./Indeksonline/