Shpërthen Arsim Abazi: Nuk kemi ardh prej Serbisë, nuk merrna më me futboll
Trajneri i Ferizajit, Arsim Abazi ka shpërthyer pas humbjes nga Dukagjini në Kupën e Kosovës.
Gjatë një interviste për Artmotion, fajësoi gjyqtarët për këtë humbje, derisa tha se nga sonte do të tërhiqet dhe nuk do të merret me futboll, shkruan IndeksOnline.
”Kjo është prej fillimit e montume që Ferizaji mu largu prej Superligës dhe me hup kupën. Me këtë që ka ndodhë sot 99% do të tërhjekna krejt prej futbollit, nuk do të mirrem me futboll ma hiç. Kam familje, të gjithë familjen e kam pas këtu. Këto janë ndjenja, çka jemi na? Nuk kemi ardh prej Serbisë! Prej Kosovës jemi, prej Ferizajit, qytetit më tatimpagues në Kosovë.”, ka deklaruar Arsim Abazi.
Kujtojmë që në fund të ndeshjes, futbollistët e Ferizajit e braktisën fushën për disa minuta, në shenjë proteste ndaj vendimeve të gjyqtarit genc Nuza./IndeksOnline/

