75 Mall Live Search
18:25 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Shpërthen Batatina: Federatë e korruptuar, duam gjyqtarë ndërkombëtarë

Tahir Batatina nuk është përmbajtur pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Prishtinës.

Ai është ndarë i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë, ndërsa poashtu akuza direkte kishte edhe për Federatën.

“Ishte penallti klasike ndaj Festim Alidemës. Këta gjqytarë së bashku me federatën si duket dëshirojnë ta bëjnë Prishtinën kampion. Kjo është arsyeja pse kam kërkuar gjyqtarë ndërkombëtarë, sepse këta janë të korruptuar”.

“Këta janë të korruptuar deri ne fyt. Skuadra ime u penalizua shumë në këtë ndeshje. Nuk pati as karton e as asgjë tek rasti i Veliut në pjesën e parë, sikurse nuk i mjaftoi gjyqtarit që u dërgua me autoambulancë në QKUK. Me këta gjyqtarë ne nuk mund të bëhemi kampion”

“Prishtina se meriton të bëhet kampion, të gjitha ndeshjet i ka fituar në këtë formë, me zhagitje dhe me arbitra” deklaroi Batatina. /IndeksOnline/