75 Mall Live Search
12:39 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / A

Shpërthen një bombolë gazi në një biznes në Kaçanik

Një incident ka ndodhur sot në afërsi të pikës së karburantit “Bubeari-Petrol” në Kaçanik, ku ka shpërthyer një bombolë gazi.

Indeksonline mëson se si pasojë e shpërthimit, një person ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe ka shkaktuar panik te qytetarët përreth për shkak të zhurmës së fuqishme dhe tymit që është përhapur në zonë.

Sipas informacioneve të para, i lënduari është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin më të afërt.