17:03 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / C E

“Shpërthen” Cavani, Manchesteri fiton me përmbysje

Manchester United ka fituar me rikthim në udhëtim në ndeshjen si mysafir ndaj Southamptonit.

Djajtë e Kuq fituan me rezultat 2-3 edhe pse në pjesën e parë ishin duke humbur 2-0, shkruan Indeksonline.

Golat për Southamptonin i shënuan Bednarek në minutën e 23-të dhe 10 minuta më vonë Ward-Prowse.

Inkuadrimi i Edison Cavanit në pjesën e dytë ndryshoi fytyrën e ndeshjes.

Fillimisht ai asistoi në minutën e 60-të te goli i Bruno Fernandes.

Cavani u përkujdes më pas të shënoj dy gola për t’i siguruar tri pikë Manchesterit.

Uruguaiani shënoi në minutën e 74-të dhe minutën e tretë shtesë për të përmbysur rezultatin.

Me këtë fitore, Manchesteri është në vendin e 7 me 16 pikë, pesë pikë larg kreut të tabelës që e mban Liverpooli. /IndeksOnline/