10:06 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / k.v

Shpërthen dhuna në familje, dje u raportuan katër raste

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar te enjten në polici, transmeton IndeksOnline.

Ato kanë ndodhur në Obiliq, Fushë Kosovë, Prizren dhe Gjakovë.

Në tri raste policia ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Njoftimi i policisë:

Dhunë në familje

Obiliq 06.12.2023-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti më  06.12.2023 kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë  07.12.2023-10:30. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dy të dyshuarit,  një mashkull dhe një femër kosovare. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Prizren  07.12.2023-21:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dy viktimat një femër dhe mashkull kosovar. Si provë materiale lidhur me rastin është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje .  

Gjakovë  03.12.2023-20:00.  Me 07.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e lartcekur e  kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare  e cila kishte pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit  është dërguar në mbajtje.