75 Mall Live Search
09:24 / E Premte, 22 Dhjetor 2023 / k.v

Shpërthen dhuna në familje, policia raporton për pesë raste në 24 orët e fundit

Pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit. Të paktën këto raste janë të raportuara në Policinë e Kosovës e që kanë ndodhur në Viti, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Vushtrri, transmeton IndeksOnline.

Policia ka dërguar në qendrën e mbajtjes pesë burra të cilët kishin ushtruar dhunë ndaj grave.

Më poshtë gjeni raportin e policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Viti / 21.12.2023 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj / 21.12.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prizren / 21.12.2023 – 04:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimën  femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 21.12.2023 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Vushtrri / 21.12.2023 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.