75 Mall Live Search
11:33 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / k.v

Shpërthen dhuna në një familje në Peqan, intervenon policia

Në fshatin Peqan të Suharekës, të dielën ka ndodhur një rast i dhunës në familje.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, A.G., (1956) dhe B.G., (1990) dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare, njeri nga ta kishte tentuar ta marrë një sopatë dhe ta sulmonte tjetrin.

Sektori i hetimeve të Stacionit policor në Suharekë, gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari A. G., posedon edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: Një pistoletë kalibër 7.62 mm, një fishek 7.62 dhe një karikator.

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale ‘Dhunë familjare’, ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’./IndeksOnline/