“Shpërthen” esheria koli në SHBA, burim dyshohet të jenë ushqimet në McDonald

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në SHBA (CDC) ka deklaruar se sanduiçët në McDonald kanë bërë njerëzit të sëmuren në SHBA.
Në 10 shtete janë regjistruar 49 raste të sëmundjes nga sanduiçi i McDonald, raporton BBC.
Dhjetëra pacientë janë shtrirë në spitale, teksa një ka ndërruar jetë.
Sanduiçët dyshohet të jenë kontaminuar me bakterin esheria koli, që mund të shkaktojë probleme serioze në stomak.
CDC-ja është duke u marrë me hetimet, për të përcaktuar se cilët përbërës shkaktuan infektimin, transmeton IndeksOnline.
“McDonald’s ka tërhequr përbërësit për sanduiçë, të cilët nuk do të jenë të disponueshëm për shitje në disa shtete,” tha agjencia.
“Nuk dihet ende se cili përbërës specifik ushqimor është i kontaminuar,” shtoi CDC, duke vënë në dukje se McDonald’s tashmë “ka ndalur së përdoruri qepë të freskëta dhe mish viçi në disa shtete..
CDC tha se qepët besohet të jenë burimi i mundshëm i kontaminimit dhe hetuesit me Administratën e ushqimit dhe barnave (FDA) po punojnë për të përcaktuar nëse qepët i janë shitur ndonjë biznesi tjetër.