75 Mall Live Search
12:21 / E Diele, 21 Korrik 2024 / Gj. Sh

Shpërthen Garnacho: Nëse ju pëlqen Ronaldo, mos e urreni Messin, ai është babai jonë

Futbollisti i Manchester Unitedit, Alejandro Garnacho ka reaguar ashpër ndaj atyre që nuk e duan Lionel Messin.

Argjentinasi i cili ka luajtur së bashku edhe me Cristiano Ronaldon dhe Messin, ka disa fjalë për tifozët që e urrejnë ish-futbollistin e Barcelonës dhe e duan sulmuesin portugez, shkruan IndeksOnline.

Garnacho iu drejtua tifozëve se nëse e duan Ronaldon nuk kanë pse e urrejnë Messin, duke thënë se në Argjentinë të gjithë e konsiderojnë si babain e tyre.

“Nëse ju pëlqen Ronaldo, nuk keni pse ta urreni Messin. Njerëzit nuk e kuptojnë këtë. Kur luajta për herë të parë me Messin, i kërkova fanellën dhe e vara në dollapin tim. Ai fitoi Kupën e Botës për ne pas 36 vitesh. Të gjithë ne, argjentinasit, e konsiderojmë atë babanë tonë dhe krijuesin e lavdive tona.”, ka deklaruar Garnacho./IndeksOnline/