Shpërthen granata, humb jetën 11-vjeçari
Një i mitur ka humbur jetën kurse një tjetër është plagosur pasi u shpërtheu granata duke luajtur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koçaj të Bulqizës, ku motër e vëlla, përkatësisht 9 dhe 11 vjeç, luanin me një granatë që gjetën në përrua.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse, humbi jetën i mituri dhe u lëndua rëndë motra e tij 9-vjeçare, e cila ndodhet në spital për trajtim mjekësor, shkruan tvklan.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnē veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /Indeksonline.