75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Shpërthen gypi i ujësjellësit, lokali në lagjen Mati 1 ‘vërshohet’ nga uji

Një gyp i ujësjellësit në Prishtinë, përkatësisht lagjen ‘Mati 1’ ka shpërthyer në ora pesë të mëngjesit.

Si pasojë, atelia ‘N.O.M Fashion’ është përfshirë nga uji i gypit të shpërthyer.

Siç shihet në këto foto, uji ka depërtuar brenda lokalit.

Pronarja e këtij lokali thotë se dëmi është shumë i madh, pasi investimet e bëra për pesë muaj janë dëmtuar.

Shikoni në poshtë pamjet./Indeksonline/