75 Mall Live Search
11:44 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / C E

Shpërthen Ibra: Ky s’është Milani im, s’ka projekt, këtu vetëm për pasionin

Trazohen ujërat në shtëpinë e Milanit. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Ivan Gazidisi u kthye në Milan pas tre muajsh me qëllim informimin e ekipit për marrëveshjen e arritur për uljen e pagave.

Në realitet, janë edhe disa çështje të tjera për t’u zgjidhur, si e ardhmja Zlatan Ibrahimoviqit, të cilit i përfundon kontrata.

Pjesa më e madhe e ekipit, nuk e ka pëlqyer momentin që ka zgjedhur administratori për të komunikuar uljen e pagave.

Gazidisi ua solli futbollistëve lajmin se Elliotti kishte pranuar propozimin (uljen 50% të pagës së prillit dhe 30% të këtij muaji).

Ish-drejtuesi i Arenalit kishte menduar se në këtë mënyrë do t’i motivonte kuqezinjtë, duke u shpjeguar se kompromisi ishte i dobishëm për ta, por gjërat shkuan ndryshe.

Reagimi më i fortë ishte i Zlatan Ibrahimoviqit, i cili mësohet se i është drejtuar me fjalët: “Nuk është më Milani im, nuk ka asnjë projekt, nëse unë jam këtu, është vetëm për pasionin”. 

Suedezi është mërzitur nga shkarkimi i Zvonimir Bobanit, i cili ndikoi në kthimin e tij te kuqezinjtë.

Është e vërtetë se lidhja shpirtërore e suedezit me Milanin është e fortë, por sulmuesi s’ka gjasa të mbetet me Milan në këtë situatë.