75 Mall Live Search
17:08 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

“Shpërthen” Ismet Munishi pas humbjes shokuese

Vëllaznimi është mposhtur në Gjakovë nga Trepça ’89 me rezultat 0-4 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Trajneri i gjakovarëve, Ismet Munishi është parë shumë i nervozuar me paraqitjen e futbollistëve të tij, shkruan Indeksonline.

Ai pas ndeshjes u ka kërkuar falje tifozëve duke thënë se ishte ndeshja më e dobët e karrierës.

Një ndër humbjet më të mëdha në karrierë. U kërkoj falje tifozëve“, ka thënë Munishi pas ndeshjes.

Vëllaznimi ka edhe një mundësi në ndeshjen kthyese që zhvillohet me 1 maj në Mitrovicë, por duhet të bëjë një ndeshje perfekte për të përmbysur rezultatin. /IndeksOnline/