75 Mall Live Search
12:29 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shpërthen kanalizimi në lokalin në pronësi të komunës, era e keqe shqetëson banorët në Podujevë

Erë e rëndë dhe aspak e këndshme dëgjohet prej një viti radhazi në qendër të komunës së Podujevës.

E gjithë kjo si pasojë e shpërthimit të ‘kanalizimit’ në një lokal në qendër të kësaj komune.

Pavarësisht dëmeve që janë shkaktuar në lokal dhe po shkaktohen dhe në shëndetin e banorëve, askush nuk ka dhënë përgjegjësi pavarësisht se lokali është pronë e komunës së Podujevës.

Indeksonline ka siguruar edhe disa fotografi  ku shihet gjendja aspak e mirë e këtij lokali, si dhe papastërtitë e mbledhura në këtë vend./Indeksonline/