75 Mall Live Search
16:05 / E Diele, 31 Korrik 2022 / AR

Shpërthen këngëtarja amerikane, e quan Beyoncen të “pashpirt”

Këngëtarja amerikane Kelis ka akuzuar Beyonce për “vjedhje”, duke pretenduar se ajo është e pashpirt pasi ka publikuar një këngë të saj pa miratimin e saj.

Albumi i ri i Beyonce, “Renaissance” u publikua disa ditë më parë. Mirëpo, lajmi i mirë pati edhe një reagim të papritur nga Kelis.

Kënga në fjalë për të cilën akuzohet Beyoncé është kënga e pestë e albumit e quajtur “Energy” dhe është një këngë nga Kelis, e cila u përfshi në albumin e saj “Kaleidascope”. Shkrimtarët e këngëve të listuara në këngët e albumit të Beyoncé janë Pharrell Williams dhe Chad Hugo nga Neptunes, por jo Kelis.

Kjo e fundit reagoi në “Instagram” për të shprehur zhgënjimin dhe reagimin e saj.

“Jam e shokuar sepse niveli i mungesës së respektit dhe injorancës së plotë nga të tre palët e përfshira është befasues. E kam dëgjuar si gjithë të tjerët. Asgjë nuk është kurrë siç duket. Disa nga njerëzit në këtë industri nuk kanë shpirt apo integritet dhe i kanë mashtruar të gjithë”, ka shkruar ajo.

Kelis ka shtuar gjithashtu se problemi i saj i vërtetë nuk është me Beyoncé, por me Pharrell Williams dhe Hugo që e kanë mashtruar për të drejtën e autorit.

“Farrell e di më mirë. Ky është një hit i menjëhershëm për mua. Realiteti është se ky është zhgënjyes. Unë kam të drejtë të zhgënjehem”, tha ajo, duke shtuar se do të luftojë për të marrë dëmshpërblim.