23:12 / E Premte, 02 Qershor 2023 / MSH

Shpërthen kryetari i Deçanit: Marre m’ka ardhë sonte!

Reshjet e shiut kanë bërë që disa rrugë në Rrafshin e Dukagjinit të vërshohen, me pusetat që nuk e “përbienin” më sasinë e vërshimeve.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka dalur në terren për të përcjellur punën në pastrimin dhe lirimin e rrugëve.

Ai është shprehur mjaft i frustruar me kompanitë që mirëmbajnë rrugët, të cilat, sipas Ramosajt, janë të papërgjegjshme.

Pas reshjeve, për rrugët janë obliguar të kujdesen policia, zjarrfikësit dhe sektori i higjienës në këtë komunë.

“Marre mka ardhë sonte, pse përfaqësoj institucion!” ka thënë mes të tjerash Ramosaj.

Shikoni pamjet nga rrugët e Deçanit.