”Shpërthen” Leci, aspak i kënaqur me Formacionin e Vitit
Në pasditën e sotme, Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit 2018.
Ndër të tjerash është zgjedhur edhe formacioni më i mirë i vitit, i cili ka marrë jo pak kritika.
Këtë formacion tani e ka kritikaur edhe mbrojtësi i Dritës, Liridon Leci, pasi që nga Drita në këtë formacion janë vetëm dy lojtarë, transmeton IndeksOnline.
Bëhet fjalë për Xhevdet Shabanin dhe Endrit Krasniqin, dhe normalisht, Leci s’është i kënaqur.

“Urime për FC Driten Xhevdet Shabani Endrit Krasniqi. Kogja do lobime t’mira ishin ba per 11-shen.?? Bujar Shabani Fidan Gërbeshi etj etj why not??”, shkroi Leci në Facebook.
Përndryshe, këtë formacion e kritikoi edhe ish-trajneri i Dritës, Bekim Isufi, i cili tha se 70% të lojtarëve në këtë formacion duhej të ishin të Dritës./IndeksOnline/