75 Mall Live Search
15:43 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Shpërthen Messi: Po shpikin për mua, kam menduar të mbyllem në shtëpi dhe të qaj i vetëm

Leo Messi është kthyer të luajë me Argjentinën dhe bashkë me të janë kthyer edhe kritikat për rendimentin e kundërt mes klubit dhe kombëtares. “Pleshti” ka vendosur të reagojë dhe t’i kundërpërgjigjet atyre që flasin keq për të.

Në një intervistë për radion argjentinase 94.7 “Club Octubre”, ai ka thënë: “Është bërë një gjë e zakontë të thuhen gjëra për mua, të gjithë shpikin. Më sulmojnë edhe kur nuk jam. Flasin gjithmonë për mua, por nuk jam aspak i befasuar”.

“Thuhen shumë gënjeshtra dhe unë zemërohem sepse njerëzit i besojnë. E vërteta është se kam patur probleme me pubalgjinë (një patologji që prek muskujt e kofshës) para pushimeve të dhjetorit dhe jam stërvitur pak. Pubalgjia është e komplikuar, nuk shfaqet papritur, ndihem mirë, por nuk jam plotësisht i rikuperuar”.

Messi ka folur edhe për Botërorin e 2018-ës: “Kam menduar të mbyllem në shtëpi dhe të qaja i vetëm me familjen time. Doja të harroja gjithçka që kisha përjetuar deri në atë moment. Doja të izolohesha nga gjithçka, të largohesha nga kombëtarja”.