75 Mall Live Search
14:47 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

‘Shpërthen’ moderatorja shqiptare: Më ka ardhur në maje të hundës, po kam bërë ndërhyrje!

Kiara Tito është një nga moderatoret më të komentuar në mediat rozë.

Prezantuesja nga Shqipëria shpesh herë është akuzuar edhe për ndërhyrjet që ka bërë, ndaj këtyre zërave ajo gjithmonë ka heshtur duke mos i komentuar asnjëherë, shkruan Indeksonline.

Por, në një postim që ka bërë së fundi në ‘InstaStory’ ajo më në fund ka sqaruar çdo gjë duke pranuar se ka bërë ndërhyrje.

“Duke qene se jam sulmuar disa here ne rrjetet sociale, me ka ardhur ne maj te hundës nga te gjitha komentet tuaja. Mendoj qe nuk ka asnjë gje te keqe te ndryshosh diçka qe nuk te ben te ndihesh mire. Cdo kush ben sfare te dëshiroj me veten dhe shyqyr qe kan ardhur këto kohe. Nuk e kuptoj pse duhet te ekzistojnë akoma këto paragjykime ne vitin 2019.  Po e pranoj qe kam bere ndërhyrje! Cfare keni per te thene tani?!” ka shkruar Kiara në postimin e saj./Indeksonline/