75 Mall Live Search
19:11 / E Shtunë, 19 Tetor 2024 / G T

“Shpërthen” Myrto Uzuni, shënon dy gola të shpejt me Granada-n

Skuadra e Granada-s është duke fituar 2:0 ndaj Tenerife, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 10-të në La Liga 2.

Dy golat në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan Indeksonline

Uzuni fillimisht shënoi për 1:0 në minutën e 20’të pas një asisti nga Saenz, kurse për 2:0 e shënoi në minutën e 34’të.

Kujtojmë që sulmuesi “kuqezi” ishte i ftuar te Shqipëria për dy ndeshjet e tetorit, por la grumbullimin shkaku i një lëndimi./Indeksonline/