Shpërthen në zjarr raketa kozmike e SpaceX, po testohej për të dërguar njerëz në hënë dhe mars

Fluturimi testues i SpaceX nuk ka shkuar sipas planeve. Raketa kozmike e kompanisë të Elon Musk ka shpërthyer mbrëmë në zjarr. Testi i raketës po bëhej për të dërguar njerëz në hënë dhe mars.
Anija pas ngritjes ra vertikalisht dhe shpërtheu menjëherë. Raketa Starship e SpaceX ra në Texas, pranë lagjes Boca Chica. Ngjarja po transmetohej live në kanalin zyrtar të kompanisë hapësinore, shkruan Indeksonline.
“Presioni në rezervuarin e karburantit ishte i ulët gjatë uljes, gjë që rezultoi në një shpejtësi të lartë prekjeje. suksesi nuk matet me përmbushjen e objektivave specifikë, por më shumë me sa mund të mësojmë. Ne kemi të gjitha të dhënat që na duhen” thuhet në njoftimin e kompanisë pas shpërthimit që ndodhi.
SpaceX tashmë është vendosur në udhëtimet hapësinore me raketën e saj Falcon-9. Misioni i parë rutinë i një rakete të drejtuar SpaceX në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar filloi në nëntor./Indeksonline/