Shpërthen nëna e Halyna-s: “Alec Baldwin refuzon të kërkojë falje për vrasjen e vajzës sime, po përfiton nga ajo”

Alec Baldwin nuk u ftua në premierën e filmit në Poloni.
Siç tha Kazimierz Suwala, drejtori i festivalit të filmit- Camerimage: “Nuk e kemi menduar kurrë ta bëjmë këtë”, transmeton Indeksonline.

Në vend të kësaj, Baldwin ishte në shtëpi në NY, kur audienca patën kënaqësinë ta shohin filmin në të cilin luajti një rol kaq të rëndësishëm.
Kjo për shkak se familja e Hutchins dhe kolegët nuk ia kanë falur rastin kur goditi për vdekje kineasten Halyna Hutchins.
Madje nëna e saj shprehu hapur neverinë që ndjen ndaj Alec-it.
“Ai vazhdon të ma shtojë edhe më shumë dhimbjen për shkak të refuzimit të tij për të më kërkuar falje dhe refuzimi për të marrë përgjegjësinë për vdekjen e saj. Në vend të kësaj ai po kërkon të përfitojë nga vrasja e vajzes sime. Kjo është arsyeja pse une refuzova të marr pjesë në promovimin e filmit “Rust” sidomos kur ende nuk ka drejtësi për vajzën time”, tha ajo./Indeksonline/
