75 Mall Live Search
21:33 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / S Z

Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, humb jetën një person, Fejza: Dyshohet për vetëvrasje

Një person është gjetur sot pa shenja jete në Zubin Potok. Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një granate dore. Rastin për “Indeksonline” e ka konfirmuar  Petrit Fejza, shef i operacioneve të policisë në veri.

Fejza ka thënë se dyshohet për vetëvrasje.

“Me datë 26.11.2025 rreth orës 16:45 jemi njoftu se ne fshatin Popovicë të Zubin Potokut është një person i vdekur.  Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga njësitet relevante të policisë, dyshohet se deri te vdekja ka ardh si pasojë e shpërthimit të një granate të dorës, e që dyshohet për vetëvrasje”, ka thënë Fejza.

Rasti është duke u hetuar. Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion./Indeksonline/