Shpërthen një gyp afër QKMF-së në Podujevë, uji derdhet në rrugë, fshatrat pa furnizim (Video)

Një gyp i rrjetit të ujësjellësit ka shpërthyer afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, duke shkaktuar rrjedhje të madhe të ujit në sipërfaqe.
Ndërkohë që uji po derdhet në sasi të mëdha, shumë fshatra të kësaj komune kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Në vendin e ngjarjes shihet se është hapur një gropë për sanimin e defektit, mirëpo nuk vërehet asnjë punëtor në terren që të jetë duke u marrë me rregullimin e problemit.
Qytetarët janë të shqetësuar për vonesat në reagim dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse./IndeksOnline/