75 Mall Live Search
11:16 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Shpërthen një mjet i dyshimtë në Prishtinë

Një mjet i dyshimtë ka shpërthyer mbrëmë në një shportë të mbeturinave në një park në rrugën ‘Selman Lajqi”, në Prishtinë.

Policia e Kosovës thotë se pas ekzaminimin të vendit të ngjarjes nga njësia e deminimit është konstatuar se bëhet fjalë për një mjet të dyshimtë artizanal.

Sipas dëshmitarëve nga shpërthimi nuk ka pasoja. Rasti është duke u hetuar.