75 Mall Live Search
12:21 / E Hënë, 13 Prill 2026 / AR

“Shpërthen” Nora Istrefi, merr miliona për vetëm 2 ditë

Këngëtarja Nora Istrefi po shijon suksesin e projektit të saj më të ri muzikor.

Vetëm pak ditë pas publikimit të EP-së, artistja ka ndarë me ndjekësit një arritje të rëndësishme në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Instagram, ajo bëri të ditur se projektet e saj kanë arritur shifra mbresëlënëse shikimesh në një kohë shumë të shkurtër.

“Just 2 days. Nearly 2M views across all platforms. Thank you”, ka shkruar Nora, duke falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme.

Ky reagim vjen si dëshmi e suksesit të menjëhershëm të EP-së, e cila duket se është pritur shumë mirë nga publiku.

Nora Istrefi vazhdon të mbetet një nga emrat më të pëlqyer në skenën muzikore shqiptare, duke dëshmuar edhe një herë ndikimin e saj në industrinë e muzikës./Indeksonline/