21:33 / E Martë, 05 Korrik 2022 / OSH

Shpërthen puseta, del kanalizimi në rrugë në Fushë Kosovë

Pamje aspak e mirë por qytetarët e komunës së Fushë Kosovës po përballen tash e dy ditë me këtë.

Përveç kësaj problem të madh po paraqet edhe kundërmimi.

Një pusetë në Fushë Kosovë, saktësisht në rrugën “Gjergj Fishta” ka shpërthyer kanalizimi, i cili ka dal tërësisht në sipërfaqe.

Banorët kanë pohuar se ndihen të rrezikuar nga kundërmimi i madh në këtë pjesë.