75 Mall Live Search
08:51 / E Premte, 31 Janar 2025 / Z S

Shpërthen Rasim Selmanaj, e cilëson Kurtin injorant dhe të gërditshëm

Kandidati i AAK-së për deputet, Rasim Selmanaj, nuk ka kursyer fjalorin ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Selmanaj e ka cilësuar Kurtin të gërditshëm e injorant.

‘’Injorant i gërditshëm, fëmijtë në Norvegji, madje edhe zemra i rrah atje, e në Kosovë i kërkon 500 K zemra me ua rrit fëmijtë e Kosovës. Ky është babë vetëm i fëmijëve të tij, por babë i keq, shumë i keq sepse nuk e bjen vajzën e tij në Kosovë të rritet me babain e saj. Propaganta po venitet, i ka humbur shkëlqimi.Mashtrimi e dështimi i madh i ndodhi Kosovës me Albin Kurtin’’, ka shkruar Selmanaj.

Kosova do ta ndëshkojë, më 9 shkurt mashtrimin dhe propagandën linquese e përqarëse, ka shtuar më tej ai./Indeksonline/