14:32 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

‘Shpërthen’ Rihanna ndaj rrjetit social Snapchat: Do doja ta quaja injorancë, por nuk jeni budallenj

U rikthye në vëmendje një nga sherret më të ashpra midis çifteve të famshme, në vitin 2009.

Ai mes divës së muzikës Rihanna dhe reperit Chris Brown, sherri i të cilëve është bërë objekt i një reklame në rrjetin social “Snapchat”.

Reklama e publikuar nga ky rrjet social, që shkruante: “Do të doje të gjuaje me shpullë Rihannën apo me grusht Chris Brown?”, ka ngjallur debate të shumta.

Vetë këngëtarja Rihanna e ka sulmuar këtë rrjet social dhe këtë e ka bërë nëpërmjet një postimi në Instastory:

“Snapchat, e di që nuk je aplikacioni im i preferuar! Por unë po përpiqem të kuptoj se çfarë është kjo rrëmujë. Do doja ta quaja injorancë, por e di që nuk jeni budallenj. Keni shpenzuar para për diçka që do prekte qëllimisht viktimat e dhunës në familje dhe të talleni me ta. Kjo nuk ka të bëjë me ndjenjat e mia personale, sepse nuk kam shumë të tilla, por për gjithë gratë, fëmijët dhe burrat që kanë qenë viktima në të kaluarën dhe për gjithë ata që mund të përjetojnë diçka të tillë”.

Sipas kritikuesve, por edhe vetë Rihanna-s, rrjeti social “Snapchat” nëpërmjet reklamës së publikuar nxit dhunën në familje.

Reagimi i fansave, por edhe i Rihanna-s ka bërë që drejtuesit e rrjetit social të fshinë reklamën dhe të kërkojnë ndjesë publike.