75 Mall Live Search
07:46 / E Martë, 17 Mars 2026 / AR

Shpërthen rrjeti! Sara ndez atmosferën në ditëlindjen e 30-të

Ish-banorja e “BBVK”, Sara Kolami ka festuar ditëlindjen në një mënyrë mjaft tërheqëse dhe plot stil.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto atraktive, ku shfaqet pranë një torte , duke reflektuar atmosferën festive të kësaj dite të veçantë, shkruan Indeksonline.

Krahas imazheve, Sara ka zgjedhur një përshkrim të shkurtër por plot vetëbesim: “Thirty, flirty”, duke lënë të kuptohet se po e përqafon këtë dekadë të re.

Postimi i saj ka marrë menjëherë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, me komente dhe urime të shumta nga miq dhe ndjekës që e kanë komplimentuar për dukjen dhe sharmin e saj.

Duket se Sara po e nis këtë kapitull të ri të jetës me shumë stil dhe vetëbesim./Indeksonline/