‘Shpërthen’ Shaqiri, gol e asist për dy minuta

Zvicra ka krijuar epërsi të lartë 3-0 ndaj Bullgarisë brenda 12 minutave në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katari 2022’.
Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri brenda dy minutash u përfshi në dy gola.
Fillimisht asistoi për golin e Haris Seferoviq, ndërsa pa kaluar 120 sekonda realizoi gol.
Zvicra krijoi avantazhin në minutën e 7-të përmes Breel Embolo.
/Indeksonline/