75 Mall Live Search
08:28 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Shpërthen “snajperisti” Curry, vendimtar në fitoren e Warriors kundër Dallas Mavericks

Steph Curry ka qenë i papërmbajtshëm mbrëmë në derbin kundër Dallas Mavericks duke shënuar hiç më pak se 48 pike e duke kontribouar në 5 asiste e 6 kërcime të tjera.

Warriors shënuan fitore falë një trepikëshi të Steph Curry në fund të ndeshjes duke shënuar shifrat përfundimtare Dallas Mavericks 114 – 119 Golden State Warriors, shkruan Indeksonline.

Curry u ndihmua nga Kevin Durant i cili shënoi 28 pikë, 5 asiste e 7 kërcime ndërsa më i miri në rradhët e mysafirëve ishte padyshim slloveni 19-vjeçar, Luka Doncic i cili pati 26 pikë, 5 asiste e 6 kërcime.

/Indeksonline/