15:41 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Shpërthen” sopranoja e njohur kosovare: Për shkak të pasaportës kosovare kam humbur shancat më të mrekullueshme

Elbenita Kajtazi është një nga sopranot më të njohura kosovare. Ajo ka vite që jeton në shtetin e Gjermanisë, ku edhe është pjesë e “DeutscheOperBerlin”, shkruan Indeksonline.

Elbenita sot përmes një statusi në rrjetin e saj social është shprehur e indinjuar me udhëheqësit e shtetit të Kosovës, që sipas saj janë fajtor pse ende nuk është bërë liberalizimi i vizave. Ndër të tjera ajo ka shkruar se për shkak të pasaportës kosovare ka humbur shancat më të mrekullueshme për të kënduar në disa shtëpi operistike botërore.

Ky është statusi i saj i plotë:

Sot , si ansjëherë më parë urrej me shpirt të gjithë udhëheqësit e vendit tim të dashur Kosovës , sot e mërzitur nuk ndihem aspak krenare për vendin që kam lindur !
Prindërve të mij sot iu refuzua viza për Amerikë pa kurfar arsye , edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet !
Ju politikan që shetitni gjithë botën jazëk ju qoft që mbani të gjithë popullin e Kosovës të izoluar!
Për shkak të pasaportës Kosovare që unë posedoj kam humbur disa nga shancat më të mrekullueshme për të kënduar në disa shtëpi operistike botërore , sepse duhet të mirresha me dokumenta!
Ndjehem e frustruar e e mërzitur jashtëmase shumë sot !
Do ta dua vendin tim me shpirt gjithmonë por edhe do jem e stërlumtur kur të posedoj pasaportën Gjermane , që më jep liri udhëtimi në gjithë botën!