75 Mall Live Search
19:42 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Shpërthen Tayna: A thua kush ka bërë këngë për korrupsionin, që janë stimuluar këta

Tayna përsëri ka reaguar ndaj akuzave që janë bërë për këngët që po promovojnë drogën dhe dukurit negative.

Ajo në një imazh të publikuar në ‘InstaStory’ ka reaguar edhe një herë kundër këtyre akuzave, shkruan Indeksonline.

“A thua kush ka bërë këngë për korrupsion që janë stimulur këta kur kane qenë të ri” ka shkruar Tayna.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli dje ka kërkuar që të rregullohet me ligj transmetimi i klipeve në televizione ku promovohet përdorimin e narkotikëve, duke marrë shembull këngën “Columbiana” të reperes Tayna./Indeksonline/