‘Shpërthen’ trajneri i Gjilanit Gentjan Mezani ndaj gjyqtarëve
Trajneir i Gjilanit, Gentjan Mezani është ankuar se skuadra e tij po dëmtohet nga gjyqtarët në Kosovë.
Pas fitores 3-1 kundër Vushtrrisë, trajneri shqiptar ka bërë apel që krerët e institucionit të gjyqtarëve të kontrollojnë kartonët që gjyqtarët kanë dhënë sivjet për Gjilanin.
“Gjilani është skuadra më e dëmtuar këtë edicion. Vetëm në 14 xhirot e para kemi marrë 48 kartonë të verdhë dhe dy të kuq. Kjo gjë nuk i bën mirë as futbollit dhe as askujt. Kemi një president që po investon shumë dhe askush nuk mund të tallet me ne. Gjyqtarët duhet të jenë objektivë, sepse jemi ndëshkuar më shumë se çdo skuadër tjetër këtë edicion. Nuk është normale të shpërndash aq shumë kartonë për pak xhiro, dikush duhet t’i shikojë këto gjëra”, deklaroi Mezani për “Super Sport Kosova”.